Sport

Dalin në shitje biletat për miqësoret e Kosovës në Francë

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji në Francë.

Më 24 mars, Kosova do të luajë kundër Madagaskarit, derisa më 27 mars do të ballafaqohet me Burkina Fason.

Të dyja ndeshjet zhvillohen në Francoville, 20 kilometra afër Parisit, në stadiumin “Stade Municipal Jean Rolland”, që ka kapacitet prej 3.000 ulëseve dhe fillojnë në orën 19:00.

Interesimi për këto dy ndeshje nga bashkëatdhetarët që jetojnë në Francë dhe vendet tjera evropiane pritet të jetë i madh, njofton FFK.

Organizatorët e kësaj ndeshje tashmë kanë vendosur në shitje biletat e këtyre dy ndeshjeve dhe të gjithë të interesuarit ato mund t’i blejnë online në linkun: https://www.mybootika.com/