Lacazette mungon ndaj Milanit

Lacazette mungon ndaj Milanit

14 mars 2018 15:05

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se Alexandre Lacazette nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Milanit në Europa Ligë.

Londinezët kanë përparësi prej dy golave kundër klubit italian ndërsa të enjten hyjnë si favoritë për të fituar ndeshjen.

“Disa lojtar kanë pasur teste sot në mëngjes dhe të gjithë janë të gatshëm përveç Lacazettes. Është kthyer në stërvitje. Mendoj se do të rikthehet pas ndeshjeve të kombëtareve, është në rrugën e duhur”, ka thënë Wenger në konferencën për media.

“Dua të jemi në Ligën e Kampionëve. Sivjet Europa Ligë është e fort. Shikoni Milanin, Dortmundin dhe Atletico Madridin. Ka disa ekipe të mira franceze. Kjo garë është në nivelin më të lartë se kurrë”, ka thënë veç të tjerash menaxheri francez.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme