Milani mendon shkëmbimin e Donnarummas me Cavanin

Milani mendon shkëmbimin e Donnarummas me Cavanin

14 mars 2018 14:43

Milani raportohet se është duke menduar një marrëveshje për shkëmbim lojtarësh me Paris Saint-Germainin.

Premium Sport raporton se Milani e dëshiron Edinson Cavanin si pjesë të shkëmbimit me portierin Gianluigi Donnarumma.

Gjatë kësaj jave është raportuar se gardiani italian do të largohet nga Milani gjatë verës, me agjentin e tij Mino Raiola, i cili ka shprehur planet për largimin e klientit të tij nga Italia.

PSG-ja gjatë verës së kaluar me ngulm kërkonte Donnarumman, derisa Cavani ka pasur disa përplesje me Neymarin gjatë këtij sezoni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme