Sport

Kane mund të mungojë deri në maj

Sulmuesi i Tottenham Hotspurit, Harry Kane, raportohet se mund të mungojë deri në muajin maj shkaku i një lëndimi në gju.

Golashënuesi më i mirë në Premier Ligë është detyruar të zëvendësohet të dielën në fitoren 4 me 1 ndaj Bournemouthit pas një përplasje me portierin Asmir Begoviq.

24-vjeçari të hënën ka bërë testet mjekësore, të cilat ende nuk janë publikuar, por sipas “The Mirror”, ylli anglez pritet të mungojë deri në gjashtë javë.

Nëse këto raportime janë të sakta, sulmuesi pritet të mungojë në çerekfinalen e FA Cup, katër ndeshje të Premier Ligës dhe dy miqësore të Anglisë.