Chelsea kërkon 53 milionë funte për Batshuayin

Chelsea kërkon 53 milionë funte për Batshuayin

14 mars 2018 11:33

Chelsea raportohet se ia ka caktuar çmimin prej 53 milionë funteve për Michy Batshuayin.

Që prej huazimit të tij te Borussia Dortmundi, belgu 24-vjeçar ka realizuar shtatë gola në nëntë paraqitje. Kjo formë e ka shtyrë klubin gjerman që të mendojë transferimin permanent të tij.

Sipas gazetës “Bild”, Chelsea ka kërkuar 53 milionë funte nga Dortmundi, shifër 22 milionë më shumë sesa pagoi për blerjen e tij gjatë vitit 2016.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme