Chelsea e gatshme për të vuajtur në “Camp Nou”

Chelsea e gatshme për të vuajtur në “Camp Nou”

14 mars 2018 09:29

Chelsea duhet të jetë e gatshme të vuajë në Barcelonë të mërkurën nëse dëshiron të ketë gjasa për të arritur në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu vlerëson trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Barcelona kishte shënuar golin e barazimit në minutën e 75-të me anë të Lionel Messit për të anuluar epërsinë 1:0 të Chelseat që e kishte arritur me anë të Willianit në nismë të pjesës së dytë, në ndeshjen e parë ndërmjet dy skuadrave që u zhvillua në "Stamford Bridge" muajin e kaluar (1:1), transmeton Koha Ditore.

Conte thotë se Chelsean e pret dukshëm punë më e madhe në "Camp Nou" të mërkurën mbrëma në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

"Ne duhet të jemi shumë të mirë, por kur luan ndaj një skuadre të tillë, që mendoj se është një prej më të mirave në botë, atëherë duhet të vuash, në mënyrën e njëjtë siç vuajtëm në ndeshjen e parë, ku ishim gati perfekt", ka thënë Conte për faqen zyrtare të Chelseat.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme