Liderja përballë kampiones

Liderja përballë kampiones

14 mars 2018 09:20

Liderja, Prishtina, synon ta bëjë të njëjtën gjë që e kishte bërë dy xhiro më parë - të mposhtë kampionen në fuqi të Kosovës, Trepçën '89, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina në xhiron e 21-të të zhvilluar më 3 mars në stadiumin "Shahin Haxhiislami" në Pejë, ku edhe po i luan ndeshjet si vendëse, meqë stadiumi i qytetit në kryeqytet është në rinovim e sipër, mposhti ‘89-shin me rezultatin 2:0.

Edhe të mërkurën (sot, 14:00) në po të njëjtin stadium liderja e Superligës synon fitore ndaj mitrovicasve. Ndeshja derbi i takon xhiros së 23-të të Vala Superligës në futboll dhe me të nisë faza e tretë dhe e fundit e kampionatit.

Futbollisti i Prishtinës, Mentor Mazrekaj, beson në fitore për të vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme