Me 4 gola për 11 minuta, Ademi paralajmëron stinor të madh

Me 4 gola për 11 minuta, Ademi paralajmëron stinor të madh

14 mars 2018 08:47

Albion Ademit i ka mjaftuar rreth gjysmë ore lojë për të treguar vlerat e tij të vërteta tek Inter Turku, shkruan sot Koha Ditore.

Ai iu bashkua ekipit finlandez në fillim të vitit, por shpejt u lëndua dhe deri në fundjavën që shkoi ishte jashtë fushave të blerta. Dhe kthimi i tij u vlerësua sensacion i vërtetë.

Sulmuesi 19-vjeçar realizoi katër gola brenda 11 minutave në fitoren e thellë që Inter Turku e realizoi në kuadër të xhiros së pestë të Kupës së Finlandës, të shtunën. Mposhti Honka Akatemian me rezultatin 7:0, kurse Ademi u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes, shkruan sot Koha Ditore.

Për Ademin kjo ishte paraqitja e tretë këtë vit tek Inter Turku. Në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 63-të. Ademi pret që këtë vit të ketë suksese ai dhe skuadra, që po kërkon trofe prej vitit 2008. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Blerta14/03/2018 16:32

Sukses albi te prift e mara ne gjdo aspekt te jetes inshalla endra Jote behet realitet

Shto koment

Të ngjashme