Devolli dhe Zabërgja me premtime të çuditshme nëse KEK-u nuk kthehet në Superligë

Devolli dhe Zabërgja me premtime të çuditshme nëse KEK-u nuk kthehet në Superligë

13 mars 2018 20:10

Njëri do ta grisë licencën e trajnerit e tjetri do ta lë karrierën si futbollist në rast se KEK-u nuk hyn në Superligë në sezonin e ardhshëm. Kështu premtuan trajneri i KEK-ut, Bledar Devolli dhe njëri prej futbollistëve më me emër në këtë skuadër, Enis Zabërgja.

Trajneri Devolli beson shumë se skuadra e tij vitin tjetër do të luajë në elitën e futbollit kosovar, transmeton Sporti në KTV.

Që nga fillimi i këtij edicioni “elektricistët” po i udhëheq trajneri nga Shqipëria, që në të kaluarën ka drejtuar skuadrat e Luftëtarit, Kamzës dhe Bylisin.

Nga ana tjetër, transferimi më me bujë te KEK-u në këtë sezon, Enis Zabërgja, e ka dhënë një premtim të madh për karrierën e tij.

Për ish-sulmuesin e shumë skuadrave të njohura në vendin tonë është hera e parë që luan në kategorinë e dytë të futbollit kosovar.

Skuadra nga Obiliqi në këtë sezon prin në ligën e parë me 45 pikë, ku nga 20 ndeshje gjithsej, ka shënuar 13 fitore, 6 barazime dhe vetëm një humbje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme