Mourinho paralajmëron Realin se po humb kohë për De Gean

Mourinho paralajmëron Realin se po humb kohë për De Gean

13 mars 2018 17:55

Jose Mourinho ka paralajmëruar Real Madridin se po humb kohë në tentimet për transferimin e David de Geas nga Manchester Unitedi gjatë verës.

Gardianit spanjoll i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën katërvjeçare të cilën e nënshkroi në shtatorin e vitit 2015 kur i dështoi transferimi te Reali për shkak të vonesës së dokumentacionit.

Qëndrimin e tij në Old Trafford e dëshiron edhe Mourinho, i cili është i bindur se spanjolli do të vazhdojë me klubin anglez.

“E shoh këtu – nuk e di se cilat janë qëllimet e Real Madridit, por ata duhet të shikojnë për tjetër lojtar”, ka thënë Mourinho për gazetën spanjolle “La Sexta”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme