La basketbollin për karatenë

13 mars 2018 14:50

Falë suksesit të tij, karateja tani renditet si sporti numër 3 në Kosovë, pas xhudos e futbollit, para basketbollit ku ishte po ashtu i talentuar dhe një nga më të mirët e gjeneratës së të rinjve të ekipit të Prishtinës vite më parë.

Fati i tij se si përfundoi në karate është shumë i ngjashëm me atë se si Majlinda Kelmendi sot është në xhudo.

Ndërkohë, Pallati i Rinisë, gjegjësisht salla numër 101 është arena ku ai kalon kohën më të madhe, e ka atë si shtëpi të dytë.

Herolind Nishevci asnjëherë nuk i shikoi kushtet, ndërsa në rast mossuksesi, ai gjithnjë këtë e konsideroi si mësim e jo humbje, duke mos u ndalur së kërkuari më shumë fitore dhe ngritjes në majat e këtij sporti.

Ky vetëmohim iu shpërblye atij në vitin 2016, raporton SOT i KTV-së.

Pas suksesit që shijoi, ai pati një zhgënjim në Evropian, por nuk u dorëzua, dhe më 4 mars fitoi në Salsburg garën e Karate 1, sukses që përkoi edhe me ditën e tij të lindjes.

Ky sukses tani e përmirëson rangimin e tij në botë, dhe e afron gjithnjë e më shumë në zonën që siguron normën për olimpiadë.

Ndërsa për rrugën drejt Olimpiadës, Nishevci thotë se karateja duhet ta marrë shembull xhudon.

Kjo disiplinë, e ky ritëm i angazhimit, i lë atij pak kohë të lirë.

Por, ja që megjithatë, ka diçka që ia prish pak disiplinën.

Kështu, Nishevci, pos xhudos, tani është shansi tjetër i Kosovës për sukses në Olimpiadë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme