Sport

Werner mbetet te RB Leipzigu

Descriptive Text

Sulmuesi i Përfaqësueses së Gjermanisë, Timo Werner, nuk do të largohet nga skuadra RB Leipzig në fund të këtij edicioni, ka shkruar “Kicker”.

Werner 22-vjeçar, ka thënë se nuk po ndihet ende i gatshëm për t'u larguar nga RB Leipzigu, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2016 nga Stuttgarti.

Ai këtë edicion është ndër sulmuesit më të mirë në Bundesligë, kurse për RB Leipzigun ka shënuar 17 gola në 35 paraqitje në të gjitha garat.

“Edhe edicionin e ardhshëm do të jem pjesë e Leipzigut me gjithë ofertat e shumta që i kam”, është shprehur Werner, i cili me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2020.