Sport

PSG-ja insiston për De Gean

Skuadra nga Ligue 1, Paris Saint-Germain po insiston në transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja franceze "L'Equipe".

Mësohet se për transferimin e spanjollit në fund të këtij edicioni, PSG-ja është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 75 milionë euro.

De Gea 27-vjeçar është pjesë e Manchester Unitedit prej vitit 2011 dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën, që i skadon vitin e ardhshëm.

Ai këtë edicion ka 36 paraqitje në të gjitha garat dhe po vlerësohet ndër portierët më të mirë në Premier League.

Në rast se dështon transferimi i De Geas, atëherë skuadra franceze do të kthejë sytë nga Thibaut Courtois (Chelsea) dhe Gianluigi Donnarumma (Milan).