Dëshirat “e rrezikshme” të skuadrave të mesit të tabelës

Dëshirat “e rrezikshme” të skuadrave të mesit të tabelës

13 mars 2018 14:50

Mund të ketë më pak luks të qenit në mesin e tabelës në Premier Leaguen e Anglisë, por këtë stinor është parë se ato klube që mërziten nga të qenit në mes të tabelës, mund të gjejnë një alternativë dukshëm më të keqe.

Joshja është e kuptueshme, statusi i Top 6 është gati i pamundur për shumicën e klubeve dhe kështu klubet e mesit të tabelës të mërzitura dhe të interesuara për të pasur më shumë aksion, kthejnë sytë nga beteja për Top 6, shkruan Koha Ditore.

Tifozët dikur të kënaqur me qëndrimin në elitë tash mërziten nga taktikat e zakonshme dhe politikat e pronarëve të klubeve.

Beteja për mbijetesë në Premier League këtë stinor përfshin disa skuadra që kanë rënë nga mesi i tabelës, pasi kanë ndierë presionin për të ndryshuar drejtim në mënyrë që të kënaqin kërkesën dhe dëshirën e tifozëve për lojë më të bukur.

Southamptoni shkarkoi trajnerin Claude Puel pasi klubi përfundoi i teti stinorin e kaluar në Premier League dhe arriti në finale të League Cup... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme