Wenger i shqetësuar me ikjen e tifozëve

Wenger i shqetësuar me ikjen e tifozëve

13 mars 2018 14:18

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është i shqetësuar nga rënia e shikueshmërisë në stadiumin "Emirates", por është optimist se skuadra e tij do të bëjë çdo gjë për të kthyer tifozët.

Mediumet britanike kanë raportuar për disa mijëra ulëse të zbrazëta në stadiumin e Arsenalit të dielën në fitoren 3:0 që Arsenali e shënoi ndaj Watfordit në Premier League, ndonëse klubi londinez ka shitur 59.131 bileta, që është jo shumë larg kapacitetit total prej 59.867 ulëseve, shkruan Koha Ditore.

Stadiumi ishte dukshëm më i zbrazët në humbjen 3:0 në ligë nga Manchester City më herët këtë muaj, ndonëse edhe i ftohti i madh kishte mbajtur tifozët larg stadiumit për atë ndeshje.

Wenger pranon se ulëset e zbrazëta janë shqetësim... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme