Llapi ngushëllohet me serinë negative të Arsenalit

Llapi ngushëllohet me serinë negative të Arsenalit

13 mars 2018 11:26

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina vendosi të heshtë të dielën, pas disfatës nga Liria e Prizrenit në shtëpi me rezultatin 2:0. Për Llapin ishte humbja e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll.

Por të hënën, Batatina foli. Tha se nuk është asgjë, dhe se seri të keqe ka pasur Arsenali në Angli, shkruan Koha Ditore.

Ai pret t'i japë fund serisë së keqe në ndeshjen kundër Vllaznisë së Pozheranit, që është në garë për mbijetesë, ashtu siç i dha Arsenali të dielën pas katër humbjeve rresht. Arsenali e mposhti Watfordin, 3:0.

Llapi ka nisur pjesën pranverore si lider, por tash është në pozitën e gjashtë me 34 pikë, pozitë të cilën e mban edhe Arsenali në Premier League me 42 pikë.

"Angazhimi i futbollistëve ka qenë maksimal, por fati nuk ka qenë me ne. Kështu e ka futbolli. Edhe Arsenali humbi gjashtë ndeshje radhazi, por tash është kthyer fuqishëm. Kjo i ndodh çdo skuadre. Shpresojmë të kthehemi nga ndeshja e radhës. Vetëm fati nuk ka qenë me ne, asgjë tjetër", ka insistuar Batatina... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme