Prishtina po marshon drejt triumfit të dyfishtë Foto: FC Prishtina

Prishtina po marshon drejt triumfit të dyfishtë

13 mars 2018 10:25

Do të jetë mision i vështirë, por skuadra e Prishtinës do të mundohet që deri në fund të muajit maj të mbajë pozitën aktuale në tabelën e Vala Superligës së Kosovës - të parën.

Kështu thotë trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, kur deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe 11 xhiro për t'u zhvilluar. Prishtina është lidere me 42 pikë, katër më shumë se skuadra e Dritës, që renditet në pozitën e dytë pas 22 xhirove, shkruan Koha Ditore.

Pikërisht ndaj Dritës, Prishtina do të luajë ndeshjen e xhiros së fundit të këtij edicioni. Si ndaj Dritës ashtu edhe ndaj Trepçës '89, ndeshje që hap fazën e tretë të këtij edicioni, Prishtina do të jetë vendëse.

Me Trepçën '89, Prishtina do të luajë të mërkurën. Në fazën e tretë, gjashtë skuadrat e para në tabelë kanë nga një ndeshje më shumë si vendëse. Prishtina, në pjesën e dytë të këtij edicioni, ndeshjet si vendëse po i luan në Pejë, për dallim prej pjesës vjeshtore kur luante në Obiliq, Podujevë e Mitrovicë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme