Sport

City s’ka të ndalur, fiton lehtësisht edhe ndaj Stoket

Manchester City ka vazhduar me fitore në Premier Ligë. Lideri këtë herë shënoi fitore ndaj Stoke Cityt të Xherdan Shaqirit, të cilin e mposhti 0 me 2.

David Silva shënoi të dy golat në këtë ndeshje. Ai realizoi në minutat 10’ dhe 50’.

City mbetet lider i padiskutueshëm në tabelë me 81 pikë të tubuara pas 30 ndeshjeve. Skuadra e Pep Guardiolas ndiqet nga Manchester Unitedi që ka 65 pikë.

Stoke është e parafundit me 27 pikë dhe rrezikon rënien nga liga. Po aq pikë ka edhe pozita e 18-të, një më lartë se Stoke. Southamptoni është i 17-i me 28 pikë.