Sport

Milani me ofertë për Wilsheren

Milani është i interesuar të transferojë mesfushorin e Arsenalit, Jack Wilshere, raporton “Daily Express” të dielën. Wilshere ka kontratë me Arsenalin deri në fund të stinorit.

Mesfushori 26-vjeçar u paraqit në sfidën që Milani e humbi me shifrat 2:0 në shtëpi ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Evropës, transmeton “Koha Ditore”.

Wilsheret i skadon kontrata në verë dhe te Arsenali i është thënë se duhet të pranojë pagë më të vogël nëse dëshiron të vazhdojë më tutje te klubi londinez.

Wilshere tash mund të bisedojë me skuadra të huaja dhe ndër skuadrat e interesuara është Milani. Po ashtu, për të po interesohet Juventusi dhe Sampdoria.