Sport

Dy rekorde bote në atletikë në kampionatin e kolegjeve në SHBA

Descriptive Text

Amerikani Michael Norman ka thyer rekordin e botës në 400 metra vrapim në palestër, kur të shtunën në Teksas regjistroi kohë prej 44.52 sekondave, në kampionatin e kolegjeve të SHBA-së.

Për Normanin ishte vetëm vrapimi i tretë në një finale të 400 metërshit në palestër. Ai vrapoi për 0.05 sekonda më shpejt se rekordi i kaluar, që e mbante amerikani Kerron Clement, transmeton “Koha Ditore”. Clement e kishte vendosur rekordin në vitin 2005, po ashtu në kampionat të kolegjeve në SHBA.

Norman 20-vjeçar ishte i pesti në kualifikime të SHBA-së në 200 metra për Lojërat Olimpike “Rio 2016”, ndërsa fitoi më vonë atë vit medaljen e artë në 200 metra vrapim në Botërorin e juniorëve.

Norman është pjesë e Universitetit të Karolinës Jugore.

Në të vërtetë gara ishte aq e fortë, sa që pesë garues në finale të kolegjeve në SHBA vrapuan kohë më të shpejtë se që kishte vrapuar fituesi i të artës në Botërorin e palestrës fundjavën e kaluar në Birmingham. Koha fituese në Botëror ishte 45.47 sekonda.

I dyti në finale në SHBA ishte xhamajkani Akeem Bloomfield me kohë 44.86 sekonda, duke regjistruar kohën e gjashtë më të shpejt në histori të 400 metërshit në palestër. I treti ishte Mylik Kerley me kohë 45.16 sekonda... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)