Sport

Ramos u detyrua të shkonte në tualet gjatë ndeshjes

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, u detyrua të shkonte emergjent në tualet gjatë ndeshjes të së shtunës që Real Madridi e fitoi 2:1 ndaj Eibarit.

Ramos foli me arbitrin kryesor Jose Luis Montero në minutën e 73-të të ndeshjes, para se të nxitonte për në zhveshtore, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai u kthye në fushë në minutën e 78-të, pak para se Cristiano Ronaldo të shënonte golin e fitores.

I pyetur pas ndeshjes për Ramosin, trajneri francez i Realit, Zinedine Zidane, duke qeshur u ka treguar gazetarëve: “U desh të bënte të madhen”.