Sport

Atletico “shkel” Celtan

Descriptive Text

Ekipi i Atletico Madridit pa probleme ka mposhtur Celta Vigon me rezultat 3:0, në kuadër të javës 28 të La Liga.

Madrilenët aktualisht renditen në pozitën e dytë në tabelë, pas Barcelonës.

Të përzgjedhurit e Diego Simeones realizuan fitoren e 19-të në La Liga dhe fitoren e dhjetë nga gjithsej 11 takime të fundit në të gjitha garat, transmeton KosovaPress.

Antoine Griezmann në minutën 44 shënoi golin e parë për Atleticon, pas ekzekutimit të goditjes nga këndi.

Vitolo ishte preciz në minutën 56, pas pasimit fantastik të Griezmannit, duke ngritur epërsinë në 2:0. Për rezultatin përfundimtar prej 3:0 u përkujdes Angel Korea në minutën 63.