Sport

Një trajner 27-vjeçar me shumë trofe e vite karrierë

Pa i mbushur dy muaj si trajner i ekipit kampion të Kosovës, Sigal Prishtina, trajneri Andin Rashica ka shijuar suksesin e parë.

Ai udhëhoqi ekipin drejt triumfit në Kupën e Kosovës vikendin e shkuar, duke mposhtur në finale Bashkimin, shkruan Koha Ditore.

Për Rashicën 27-vjeçar, që në muajin janar u emërua në krye të ekipit bardhekaltër, ky është trofeu i parë si kryetrajner. Ky sukses bëhet edhe më i veçantë për Rashicën, meqë trofeun e fitoi me lojtarë vendorë.

Ai thotë se ky sukses ka ardhur mbi të gjitha për shkak të respektit që kanë lojtarët më të vjetër në moshë sesa ai: si Edmond Azemi, Granit e Fisnik Rugova dhe Alban Veseli. Ata i konsideron shokë.

"Nuk ishte aspak e lehtë të fitohet trofeu i parë, ndoshta një prej arsyeve ishte edhe mosha e re që kam. Mirëpo, ka edhe shumë faktorë të tjerë, ndaj të cilëve duhet të kesh kujdes të madh. Mënyra e komunikimit, qasja që duhet pasur ndaj lojtarëve, që është edhe më e rëndësishmja", është shprehur Rashica. Ai është bindshëm trajneri më i ri në Superligën e Kosovës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)