Sport

Wilshere drejt Milanit

Mesfushori anglez, Jack Wilshere siç duket nuk do të rikthehet më tek Arsenali.

Daily Mail raporton se Wilshere, që është afër përfundimit të huazimit një vjeçar te Bournemouthi, dëshiron transferimit te Milani pas rekomandimit nga David Beckham, transmeton Koha.net.

Milani edhe më parë kishte shprehur interesim për shërbimet e tij edhe në sezonin e kaluar, por Wilshere kishte vendosur të transferohej te Bournemouthi në huazim.

25 vjeçari ka edhe një vit kontratë me Arsenalin, por ende nuk ka filluar bisedimet për vazhdimin e kontratës. “Topçinjtë” pritet që të kenë ndryshime të mëdha në skuadër në rast të largimit të Arsene Wengerit nga klubi.

Watford, Crystal Palace, Roma dhe Benfica gjithashtu kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.