Basketboll, të dielën luhen ndeshje të dy xhirove

Basketboll, të dielën luhen ndeshje të dy xhirove

10 mars 2018 11:00

Ndeshje të dy xhirove të ndryshme të IP Superligës së Kosovës në basketboll, do të luhen të dielën, ka njoftuar FBK-ja.

Pos dy ndeshjeve të javës së 21-të, do të luhet edhe ndeshja e javës së 22-të ndërmjet Golden Eagle Yllit e Kerasan Prishtinës.

Kjo ndeshje luhet në Suharekë dhe nis në orën 19:00. Në termin të njëjtë luhet derbi i javës së 21-të, ndërmjet Bashkimit e Trepçës. Kjo ndeshje luhet në Prizren. Dy orë më herët nis ndeshja tjetër e javës së 21-të ndërmjet Rahovecit dhe Sigal Prishtinës.

Dy ndeshje të kësaj xhiro janë luajtur tashmë. Të mërkurën Ylli fitoi ndaj Boreas në Pejë me rezultatin 82:73, ndërsa të enjten Peja e mposhti Kerasan Prishtinën 66:58.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme