Gattuso: Milani s’luajti si skuadër, Arsenali meritoi fitoren

Gattuso: Milani s’luajti si skuadër, Arsenali meritoi fitoren

08 mars 2018 22:24

Gennaro Gattuso thotë se Milani bëri shumë gabime dhe se nuk luajti si skuadër ndaj Arsenalit në 1/8 e finales në Ligën e Evropës.

“Topçinjtë” fituan ndeshjen e parë në San Siro 0 me 2.

“E dinim se do të ishte ndeshje e vështirë. Arsenali vinte nga një moment i vështirë, por ka shumë kualitet në dispozicion. Nuk luajtëm kurrë si skuadër dhe Arsenali e meritoi fitoren”, ka thënë Gattuso pas takimit.

Gattuso nuk ka pranuar të dorëzohet për ndeshjen e kthimit duke thënë se “në futboll kurrë s’bën të thuhet kurrë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme