Sport

Atletico me një këmbë në çerekfinale të Ligës së Evropës

Atletico Madrid ka shënuar fitore të thellë 3 me 0 ndaj Lokomotivës së Moskës për t’iu afruar çerekfinales në Ligën e Evropës.

Niguez, Diego Costa dhe Koke shënuan tre golat për fitoren bindëse në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Evropës.

Takimi i kthimit zhvillohet javën e ardhshme.