Tripleti i Ibrahimit ndaj Vardarit çon Shkëndijën në gjysmëfinale të Kupës

Tripleti i Ibrahimit ndaj Vardarit çon Shkëndijën në gjysmëfinale të Kupës

08 mars 2018 15:03

Besart Ibrahimi ishte padyshim heroi i Shkëndijës në përballjen e Kupës ndaj Vardarit. Sulmuesi 31-vjeçar shënoi 3 gola dhe asistoi te goli i 4-t, duke i dhuruar kualifikimin kuqezinjve për në gjysmëfinale.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas ndeshjes, numri 7 i tetovarëve u shpreh mjaft i lumtur për kualifikimin dhe golat. Nuk mungoi as urimi për 7 Marsin.

-Shënuat 3 gola dhe u kualifikuat. Çfarë ndjesie keni tani pas ndeshjes?

Ibrahimi: Pjesën e parë e patëm më të vështirë, pasi krijuam raste, por nuk arritëm të shënojmë, ndërsa në pjesën e dytë gjetëm golat dhe çdo gjë u bë më e lehtë. Jam shumë i lumtur që u kualifikuam dhe për 3 golat e shënuar.

-A veçoni edhe ju golin e dytë, si më të bukurin?

Ibrahimi: Po, edhe unë mendoj se ishte më i bukur se dy të tjerët, por rëndësi ka që fituam dhe u kualifikuam. Një ndeshje historike. E eliminuam Vardarin në Kupë, e kemi mundur edhe në kampionat, kjo është një fitore shumë me vlerë.

-Numri 7 shënon 3 gola për 7 Mars. Ju gëzon kjo lidhje?

Ibrahimi: Normalisht, pasi babanë e kam mësues dhe i uroj festën e 7 marsit, atij dhe gjithë arsimtarëve të tjerë, ju uroj gjithë të mirat në jetë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme