Sport

Hadërgjonaj kompleton transferimin te Huddersfieldi

Huddersfield Town ka kompletuar transferimin permanent të mbrojtësit me prejardhje nga Kosova, Florent Hadërgjonaj.

Mbrojtësi shqiptar ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin anglez, te i cili ishte i huazuar nga Ingolstadt 04.

Hadërgjonaj me paraqitjet e mira ka bindur klubin që ta transferojë atë derisa menaxheri i Huddersfieldit, David Wagner ka thënë se mbrojtësi i krahut të djathtë ka filluar të shfaqë potencialin e tij, transmeton Koha.net.

“E dinim se Flo do të ofronte rivalitet për pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe mendoj se në shtatë muajt e parë ka treguar se përse është i vlerësuar në Gjermani”, ka thënë Wagner.

“Siç prisnim, karakteristikat e tij janë përshtatur me stilin tonë dhe forma e tij është përmirësuar ndeshje pas ndeshje. Ai është djalë i mirë dhe është përshtatur mirë edhe në dhomën e zhveshjeve”.