Sportistit jug-afrikan tentuan t'ia prisnin këmbët në rrugë

Sportistit jug-afrikan tentuan t'ia prisnin këmbët në rrugë

08 mars 2018 12:25

Mhlengi Gwala, një garues i triathlonit në Afrikë të Jugut, po bënte çiklizëm si zakonisht gjatë stërvitjeve ditore të martën, kur është sulmuar nga tre persona që besonte se kishin qëllim për ta plaçkitur. Ai u ofroi atyre çdo gjë që kishte. Por, ajo që ndodhi më pas ishte e tmerrshme.

Ata ndalën Gwalan në shkurre anash rrugës në Durban, në bregun lindor të Afrikës së Jugut dhe tentuan t'ia këpusin këmbët me sharrë. Sulmi përfundoi kur ata nuk arritën të depërtonin në asht.

"Ai mendoj se po vinim për ta plaçkitur, ndali dhe u dha celularin, por ata nuk donin celularin, nuk donin as orën e tij të dorës e as biçikletën", ka deklaruar Sandile Shange, partneri i stërvitjeve të tij. "Ata e morën anash rrugës në shkurre, morën sharrën dhe nisën t'ia këpusin këmbët. Ata vazhduan derisa arritën tek ashti, por e panë se sharra nuk është e mprehtë mjaftueshëm dhe u bllokua. Kur e panë se u bllokua, nisën te këmba tjetër".

Gwala arriti të ikë disi dhe iu nënshtrua një operimi emergjent pas sulmit.

(Shkrimin e gjerë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme