Prishtina në gjysmëfinale të kupës, mposht Llapin me penalti

Prishtina në gjysmëfinale të kupës, mposht Llapin me penalti

07 mars 2018 15:50

Prishtina ka kaluar në gjysmëfinale të kupës së Kosovës pasi ka mposhtur rivalin Llapin pas ekzekutimit të penaltive.

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 1 me 1, ndërsa në vazhdime dy skuadrat realizuan edhe nga një gol për ta dërguar ndeshjen në penalti.

Nga pika e bardhë më të mirë u treguan kryeqytetasit që realizuan tri prej tyre dhe humbën një, ndërsa Llapi realizoi dy dhe humbi tri prej goditjeve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme