Tottenhami e merr me qetësi ndeshjen e madhe ndaj Juves

Tottenhami e merr me qetësi ndeshjen e madhe ndaj Juves

07 mars 2018 09:01

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettini, është i mendimit se lojtarët e tij duhet të luajnë lirshëm kundër Juventusit të mërkurën mbrëma, kur do të kërkojnë kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Tottenhami arriti të rikthehet nga një disavantazh prej 2:0 dhe të barazojë 2:2 në Torino muajin e kaluar në ndeshjen e parë.

Harry Kane dhe Christian Eriksen realizuan për Tottenhamin, ndërsa skuadra londineze tash është favorite për të shkuar në çerekfinale, transmeton Koha Ditore.

"Ne duhet të ndihemi të lirë. Nëse e bëjmë këtë dhe shijojmë lojën, atëherë do të performojmë në nivelin tonë më të mirë. E vetëm ashtu e kemi mundësinë për të fituar", ka thënë argjentinasi të martën në konferencë për media.

Përparimi i Tottenhamit nën drejtimin e Pochettinos që nga viti 2014 ka qenë impresiv.

Tottenhami përfundoi në pozitën e tretë në Premier League në stinorin 2015/16 dhe në pozitën e dytë stinorin e kaluar, ndonëse skuadra ende nuk ka fituar trofe dhe dështoi keq në Ligën e Kampionëve stinorin e kaluar.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme