Sport

Hudson largohet nga Trepça pas një ndeshjeje me premtimin se do të kthehet

Plejmejkeri amerikan Jonathan Hudson ishte angazhuar nga skuadra e Trepçës për ta ndihmuar në "Final 8" të Kupës së Kosovës që përfundoi vikendin e shkuar në Suharekë.

Mirëpo fati i Hudsonit ishte që ai të bartë fanellën e Trepçës për vetëm një ndeshje të Kupës, pasi ekipi i tij u eliminua në çerekfinale nga Bashkimi, shkruan sot Koha Ditore.

Hudson në paraqitjen e parë dhe të vetme ishte më efikasi te Trepça, duke realizuar 35 pikë. Pas eliminimit, ai u largua nga Trepça me përshtypjet më të mira për të vazhduar karrierën në Kinë.

Ai premtoi se edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e Trepçës dhe i falënderoi të gjithë për përkrahjen që i dhanë në ndeshjen ndaj Bashkimit. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).