Autopsia zbulon se Astori vdiq nga sulmi në zemër

Autopsia zbulon se Astori vdiq nga sulmi në zemër

06 mars 2018 19:02

Kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori ka vdekur si pasojë e sulmit në zemër, thuhet në rezultatet e autopsisë, të publikuara sot.

Në autopsi është zbuluar se mbrojtësi italian ka pësuar brediaritmi, që do të thotë se të rrahurat e zemrës janë ngadalësuar derisa është ndalur plotësisht.

Italiani vdiq në gjumë të dielën dhe Federata italiane ka marrë vendim që të anulohen të gjitha ndeshjet në Serie A.

“Bazuar në provat e autopsisë, të kryera më 6 mars, 2018, të kryera në trupin e Davide Astorit, vdekja e tij ka ardhur prej sulmit në zemër”, ka thënë Antonio De Nicolo, kryeprokurorë në Udine.

“Rezultatet preliminare tregojnë se nuk ka shkaktar të jashtëm përveç vdekjes natyrale, por këshilltarët na thonë se duhet të presim për hetimet tjera para se të publikojmë deklaratën vendimtare”, ka thënë veç të tjerash ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme