Guardiola: City nuk i afrohet nivelit të Barçës

Guardiola: City nuk i afrohet nivelit të Barçës

06 mars 2018 17:13

Pep Guardiola ka insistuar se duhet bërë shumë punë para se Manchester City të krahasohet me ish-klubin e tij, Barcelonën.

“Qytetarët” kanë nisur një dominim në futbollin anglez duke kanë fituar kupën EFL dhe kanë humbur vetëm nëntë pikë në 29 ndeshjet e Premier Ligës.

City është katër fitore larg titullit të Anglisë dhe kanë avantazh prej katër golash kundër Baselit në Ligën e Kampionëve.

Guardiola ka mohuar krahasimet me Barçën që e drejtoi drejt titujve evropian në vitet 2009 dhe 2011.

“Janë tjerë lojtarë; lojtarët fituan shumë në të kaluarën. Ne jemi në zero, pothuajse të gjithë”, ka thënë Guardiola në konferencën për media.

“Jemi të rinj. Mund të themi se kemi fituar një titull, por nuk është për krahasim, prandaj them jo. Nuk është mirë për ne që të krahasohemi me atë ekip. Ai ekip dominoi në dekadën e fundit, 15 apo 20 vjet me menaxherë dhe lojtarë të ndryshëm”, ka shtuar trajneri spanjoll.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme