Taulant Xhaka ëndërron të luajë sërish bashkë me Granitin

Taulant Xhaka ëndërron të luajë sërish bashkë me Granitin

06 mars 2018 14:03

Taulant Xhaka ka treguar se dëshiron që një ditë të ribashkohet me vëllanë Granitin duke shtuar se mesfushori i Arsenalit ëndërron që një ditë të kthehet te Baseli.

26-vjeçari Taulant Xhaka ka luajtur ndaj vëllait të tij më të ri kur “Topçinjtë” u përballën me Baselin në Ligën e Kampionëve sezonin e shkuar, si dhe ishte përballur edhe me kombëtare ku ai paraqitej për Shqipërinë, ndërsa Graniti për Zvicrën.

Duke folur për “Goal”, ylli i Baselit ka thënë se ka ambicie që një ditë të luajë sërish bashkë me vëllanë në mesfushë.

“E thërras Granitin katër herë në javë. Flasim për gjithçka, jo vetëm për futbollin. Po ashtu sepse është në një fazë të vështirë tek Arsenali. Shkëmbejmë këshilla dhe kritikojmë njëri-tjetrin për ta përmirësuar veten. Ai më ndihmon mua dhe unë atij. Jemi lojtarë të ndryshëm. Graniti është teknikisht më i mirë se unë, por trajnerët i vlerësojnë tjerat. Nuk është e lehtë ta shikoj në TV sepse edhe ne luajmë ato ditë. Kur kam kohë përpiqem ta shikoj çdo ndeshje të tij”, ka thënë Taulanti.

Xhaka ishin bashkë te ekipi i të rinjve në Concordia para se të kalonin te Baseli. Tani Taulanti thotë se ëndërron ditën e luajtjes në një skuadër me vëllanë e tij.

“Nëse jo tek Arsenali ndoshta te Baseli kur të kthehet në Zvicër. Është ëndrra ime të luaj sërish me vëllanë time. Por ku, nuk është problemi. Besoj se ai dëshiron të kthehet te Baseli në fund të karrierës sepse është rritur këtu dhe Baseli është ekipi i preferuar i tij. Kurdo që i ka dy ditë të lira, vjen dhe viziton familjen e miqtë. Ka lidhje të fortë”, ka thënë Taulant Xhaka.

Në këtë intervistë, ai ka thënë se Manchester City është skuadra më e fortë aktualisht në Evropë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme