Sport

Lyoni ia cakton çmimin Depayt

Descriptive Text

Sulmuesi i krahut, Memphis Depay, mund të largohet nga Lyoni në fund të këtij edicioni, nëse ndonjë skuadër paguan 30 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e tij.

Ky është çmimi që skuadra franceze ia ka vënë Depayt 24-vjeçar, ka njoftuar e përditshmja "L'Equipe".

Depay po shkëlqen këtë edicion te Lyoni dhe shumë skuadra të mëdha të Evropës kanë shprehur interesim për të.

Ai ka shënuar 12 gola dhe ka bërë nëntë asistime në 38 paraqitje për Lyonin në të gjitha garat.

Depay ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2021. Ai te Lyoni u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Manchester Unitedi për 16 milionë euro kurse karrierë ka bërë edhe te PSV Eindhoven. Ai ka edhe 34 paraqitje dhe tetë gola të shënuara me Përfaqësuesen e Holandës.