Sport

Barça po shqetësohet për Dembelen

Krerët e Barcelonës janë të shqetësuar dhe shumë të pakënaqur me sjelljet e francezit Ousmane Dembele jashtë fushës.

Kështu kanë raportuar mediumet spanjolle, sipas të cilave, Dembele, që u transferua para fillimit të këtij edicioni nga Borussia Dortmundi për 120 milionë euro, aspak nuk ka përmbushur pritshmëritë te Barcelona.

Klubi nuk është i kënaqur me dietën e 20-vjeçarit dhe mënyrën e jetesës së tij, që është shumë e shfrenuar.

Për shkak të këtyre faktorëve, Dembele ende nuk ka shënuar asnjë gol për Barcelonën dhe këtë edicion ka pasur lëndime të shumta.

Ai ka vetëm 11 paraqitje me Barcelonën në të gjitha garat.

Krahas Dembeles, te Barça nuk janë të kënaqur as me mbrojtësin Lucas Digne e mesfushorin Andre Gomes që mund të largohen në fund të këtij edicioni.