Levante njofton se Sadiku ka thyer hundën

Levante njofton se Sadiku ka thyer hundën

06 mars 2018 10:02

Klubi i futbollit Levante ka njoftuar se lojtari i tij, shqiptari Armando Sadiku, ka të thyer hundën pas përplasjes që pati me portierin e Espanyolit, Diego Lopez në ndeshjen e fundjavës, në kuadër të kampionatit spanjoll.

“Armando Sadiku pas përplasjes brutale kokë më kokë me portierin Diego Lopez ka thyer hundën. Koha e kthimit të tij do të varet nga faza e rikuperimit”, shkruan "eldesmarque.com".

Sadiku 26-vjeçar luajti kundër Espanyolit vetëm në 45 minutat e parë.

Lëndimin e pësoi në minutën e 39-të. Portieri i Espanyolit, Diego Lopez, pas duelit që pati me sulmuesin e kombëtares shqiptare humbi vetëdijen dhe u dërgua në spital.

Sadiku për Levanten është paraqitur në dy ndeshje.

U transferua në janarin e këtij viti nga Legia e Varshavës dhe me Levanten ka kontratë deri në qershor të vitit 2020.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme