Sport

Berisha kërkon përgjegjësi më të madhe te Salzburgu

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, ka thënë se është i gatshëm për të marrë përgjegjësi më të madhe te skuadra e Red Bull Salzburgut, pasi është në gjendje ta udhëheqë ekipin drejt fitoreve tjera.

Kështu kanë shkruar të hënën mediumet austriake.

Berisha, 25-vjeçar, këtë edicion ka realizuar nëntë gola dhe ka bërë po aq asistime në 35 paraqitje për Salzburgun austriak.

Ai në ndeshjen e fundit ndaj Rapidit shënoi golin e vetëm që i siguroi Salzburgut trepikëshin e radhës.

“E di se çfarë mund të bëjë dhe sa i rëndësishëm jam për ekipin. Po luaj tashmë disa vjet në nivelin më të lartë te Salzburgu dhe mendoj se jam njëri prej lojtarëve më të mirë të ligës. Do të vazhdoj me paraqitje të mira, të marr përgjegjësi më shumë për ta dërguar ekipin drejt fitoreve”, ka thënë Berisha.

Ai prej vitit 2012 është pjesë e Salzburgut dhe ka kontratë deri në vitin 2020.