Në mungesë të Neymarit, PSG-ja synon që me “zemër” të mposhtë Realin

Në mungesë të Neymarit, PSG-ja synon që me “zemër” të mposhtë Realin

06 mars 2018 11:24

Saint-Germain shpreson që tifozëria në “Parc des Princes” do ta ndihmojë që të përmbysë disavantazhin prej 3:1 në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Parisi këtë e synon pa superyllin Neymar që është i lënduar, shkruan Koha Ditore.

Neymar i është nënshtruar një operimi në shputë të këmbës dhe nuk do të jetë në dispozicion, por trajneri i Parisit, Unai Emery, është i bindur se tifozët do të luajnë një rol kyç në ndeshje.

“Luan ndeshjen me kokën dhe zemrën tënde. Nesër zemra do të jetë gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Emery në konferencë për media. “Dhe ne do të luajmë me 12 lojtarë, pasi do të kemi mbështetjen e tifozërisë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme