Unitedi bën rikthim të madh ndaj Crystalit, kthen edhe pozitën e dytë

Unitedi bën rikthim të madh ndaj Crystalit, kthen edhe pozitën e dytë

05 mars 2018 22:53

Manchester Unitedi ka arritur të fitojë tri pikë të rëndësishme në Premier Ligë duke bërë rikthim të madh në përballjen me Crystal Palacen në xhiron e 29-të në Premier Ligë.

Edhe pse Crystali udhëhoqi 2 me 0 deri në minutën e 55-të, ekipi i Jose Mourinhos arriti që në fund të marrë tri pikët e plota duke fituar 2 me 3.

Townsend e Van Aanholt realizuan për Crystalin, teksa Chris Smalling, Romelu Lukaku dhe Nemanja Matiq shënuan për mysafirët.

Në tabelë, Unitedi kthen edhe pozitën e dytë. “Djajtë e Kuqë” kanë 62 pikë, dy më shumë se Liverpooli që mbetet i treti. Manchester City mbetet lider i padiskutueshëm me 78 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme