Sport

Batatina nuk e pranon krizën e Llapit

Llapi që ishte kampion vjeshtor në Vala Superligën e Kosovës në futboll, e nisi mirë vitin 2018 duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës, pasi e eliminoi Trepçën ’89.

Por, në kampionat e ka kapluar kriza, ku në tri ndeshjet e para të stinorit pranveror, ka pësuar tri humbje.

Megjithatë, krizën nuk po e pranon trajneri i Llapit, Tahir Batatina.