Sport

Reagon Taulant Xhaka: Deri në vdekje kuqezi

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka ka reaguar rreth spekulimeve të fundit se është përfshirë në polemika me trajnerin e kombëtares, De Biasi.

Xhaka dhe Abrashi nuk janë ftuar në dy ndeshjet e Shqipërisë ndaj Italisë dhe Bosnjës, transmeton Koha.net. Abrashi është konfirmuar se është i lënduar, por për Xhakën mendohet se nuk ka raporte të mira me trajnerin italian.

Megjithatë Xhaka përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të jetë kuqezi deri në vdekje.