Dyshohet për vrasjen e Astorit

Dyshohet për vrasjen e Astorit

05 mars 2018 18:13

Prokuroria e Udineses ka filluar hetimet për vdekjen e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori.

Prokurori i rastit, Antonio De Nicolo, ka deklaruar se ka hapur procedurë penale për të hetuar rreth mundësisë së vrasjes së futbollistit.

Sipas tij, për momentin aktakuza është ngritur kundër personave të panjohur, por e vërteta do të dalë në shesh pas autopsisë që do të kryhet të martën në mëngjes.

Futbollisti italian u gjend i vdekur në mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit ku ishte mbledhur me skuadrën e tij për duelin që ishte planifikuar të zhvillohet atë ditë ndaj Udineses.

Në fillim u tha se Astori ka vdekur nga një sulm në zemër, por tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe ka dyshime se ai është vrarë.

E gjithë bota është shokuar me vdekjen e Astorit, e në respekt të tij, Serie A i ka shtyrë të gjitha ndeshjet që ishin paraparë të zhvillohen të dielën.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme