Hajdari me rekord të Kosovës në botëror

Hajdari me rekord të Kosovës në botëror

05 mars 2018 10:02

Atleti Musa Hajdari ka vendosur rekord të Kosovës në vrapim 1500 metra në palestër, në botërorin e atletikës që u mbajt në Birmingham të Anglisë. Ai rekordin e arriti në paraqitjen që pati në kualifikime në vrapim 1500 metra.

Hajdari vrapoi me kohë 3:47.68 minuta, por zuri vetëm vendin e shtatë në grupin e tij, që nuk mjaftoi për të siguruar kalimin në finale, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai doli i 15-ti në përgjithësi, ndërsa, siç kanë njoftuar nga klubi i tij, ka marrë 1053 pikë të IAAF-së.

Musa Hajdari ishte përfaqësuesi i vetëm i Kosovës në Botërorin në Birmingham. Hajdari zakonisht garon në 800 metra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme