Sport

Hasani nis të lërë gjurmë në futbollin hungarez

Futbollisti i përfaqësueses U-21 të Kosovës, Florent Hasani, festoi gjatë në fushë golin e parë me fanellën e Diosgyorit. Festës së Hasanit iu bashkuan edhe lojtarët e tjerë që ishin në fushë dhe në pankinë. Ishte goli i fitores, goli për rezultatin 2:1, në ndeshjen me liderin e kampionatit të Hungarisë, Ferencvarosin.

Hasani golin e fitores e shënoi në minutën e 59-të të ndeshjes së zhvilluar të shtunën, që ishte e vlefshme për javën e 21-të të elitës së futbollit hungarez, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai pranoi top në zonë dhe nga afërsia gjuajti saktë për të shënuar golin e vlefshëm tri pikë. Topi u prek nga një mbrojtës kundërshtar, por nuk u ndalë në rrugëtimin drejt rrjetës.

Për 20-vjeçarin ishte ndeshja e dytë kampionale në Hungari. Ai iu bashkua Diosgyorit muajin e kaluar nga kampionia e Kosovës, Trepça '89. Te skuadra mitrovicase ka luajtur si sulmues i krahut, ndërsa në Hungari po aktivizohet si mesfushor qendror. Pasi ka hapur llogarinë e golave, Hasani pret të vazhdojë me lojëra të mira... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)