“Messi i Kosovës”, rrëfim ekskluziv për KTV-në

“Messi i Kosovës”, rrëfim ekskluziv për KTV-në

04 mars 2018 19:58

Këtë të diel, në ora 22:00, “Sporti Total” ju sjell reportazhin për Edon Zhegrovën,“Messin e Kosovës”. Talenti kosovar rrëfen detaje nga karriera e tij, prej Flamurtarit deri te Genku në Belgjikë.

Ekipi i KTV-së ka qenë në qytetin e Genkut dhe ka përcjellë nga afër, sulmuesin nga Prishtina.

Zhegrova tregon dashurinë e tij të madhe për futbollin, për hapat e parë te skuadra e Flamurtarit, pjesëmarrjen në kampin e gjigantit italian, AC Milanit në Prishtinë, si dhe kohën kur skautët nga Belgjika ishin në Prishtinë për të përcjellë nga afër Edonin.

18-vjeçari flet edhe për kalimin në futbollin belg, fillimisht te Standard dhe St. Truiden ndërkaq në verën e kaluar iu bashkua Genkut.

Me Genkun, talenti kosovar shumë shpejt ka kremtuar golin e parë ndërkaq mëton që në sezonin e parë të fitojë trofe. Genku është në finale të Kupës së Belgjikës dhe triumfi në Kupë, që do të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Evropës, është objektivi kryesor i skuadrës.

Edon Zhegrova zbulon ëndrrën e tij të madhe, idhullin e tij dhe ndeshjen që nuk do ta harrojë kurrë. Sulmuesi tregon edhe situatën sa i përket vendimit se për cilën kombëtare do të luajë.

Në reportazh flasin edhe trajneri i Genkut, Philippe Clement si dhe menaxheri i lojtarit, Xhevat Abazi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme