Është shtyrë për gjysmë ore fillimi i finales së Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit.
Kjo për shkak të vazhdimeve që ndodhën në finalen e Kupës në kategorinë e femrave ndërmjet Prishtinës dhe Penzës, raporton KTV.
Finalja që do të zhvillohet në palestrën “13 Qershori” në Suharekë ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit ishte paraparë që të fillonte në ora 19:00, kurse tani është vendosur që të nisë në ora 19:30.
-
4 mars 2018 20:00
-
Shpërndaje në: