Sport

City fiton derbin ndaj Chelseat

Manchester City është i pandalshëm në Premier Ligë.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti të marrë pikët e plota edhe në derbin e sotëm kundër Chelseat, transmeton Koha.net.

Ishte fitore minimale e “Qytetarëve”, me golin e vetëm të shënuar nga Bernardo Silva në minutën e 46 pas asistimit nga David Silva.

Në krye të tabelës City tani ka 78 pikë, kurse Chelsea në vendin e pestë ka 53 pikë.